Vala Kids - Orë e mençur për fëmijë!

ValaKids është ofertë e Vala e cila përmban një orë të mençur për fëmijën tuaj. Aplikacioni i ValaKids ju mundëson që në çdo kohë të jeni në komunikim me fëmijën tuaj, qoftë përmes telefonit, tabletit apo kompjuterit tuaj.

Oferta ValaKids sjell këto risi dhe mundësi për ju prindër:

  • Ora e mençur vendoset në dorën e fëmijës dhe mundëson 24 orë monitorim në tërë territorin e Republikës së Kosovës
  • Ora e mençur është e lidhur me aplikacionin MyKi Watch, i cili përmes një numri të Vala, ju mundëson që, jo vetëm të komunikoni me fëmijën tuaj, por edhe ju dërgon informata për vendndodhjen e fëmijës.
  • Ora ka një sensor të ndjeshëm i cili ju informon nëse ora është hequr ose është vendosur në dorë.
  • SOS butoni mundëson komunikimin e menjëhershëm të fëmijës duke dërguar SMS dhe thirrje automatike në numrin e paracaktuar.
  • Aplikacioni MyKi Watch mund të shkarkohet për platformat Android ose iOS dhe ju përmes telefonit tuaj mund të ndryshoni të gjitha specifikat dhe parametrat e orës./li>
  • Aplikacioni përkrahë gjuhën shqipe

Karakteristikat tjera të orës së mençur ValaKids:

Bërja dhe pranimi i telefonatave Ora ValaKids mundëson realizimin e thirrjeve drejt 3 numrave dhe pranimin e telefonatave.
Thirrje e shpejtë (speed dial) Vetëm me shtypje të butonit me numër 1, ora do të kontaktojë menjëherë me numrin primar që është regjistruar në aplikacionin ValaKids në telefon.
Kufizimet në komunikim ValaKids ju mundëson që të përcaktoni kufizime se kush mund ta telefonojë dhe kë mund ta kontaktojë fëmija juaj.
Komunikim përmes SMS ValaKids ka opsionin e pranimit të mesazheve (SMS). Poashtu, ValaKids ka opsion e regjistrimit dhe dërgimit të mesazheve zanore tek ju.
Komunikim përmes email ValaKids ka opsionin e dërgimit të email njoftimeve sa herë që shtypet butoni SOS, kur bateria është afër harxhimit, kur ora është vendosur apo hequr nga dora, hyrje/dalje nga zona e sigurisë, e të tjera.
Kontaktet ValaKids mund të ruajë deri në 5 numra telefoni.
Zemra ValaKids mundëson që fëmija juaj të grumbullojë „zemra“ kur ndjekë rregullat dhe realizon siç duhet detyrat e caktuara.
Gjumi ValaKids identifikon nëse fëmija juaj ka fjetur mirë dhe ju mban të informuar në çdo kohë.
Pedometër ValaKids e di kur fëmija juaj ecën, hidhet apo vrapon dhe çdo ditë ju informon për hapat dhe distancën përkatëse.
Kaloritë e shpenzuara ValaKids ju jep informacion të rëndësishëm për kaloritë e harxhuara nga fëmija juaj në baza ditore.
Alarmet ValaKids ruan deri në tre alarme. Alarmet mund të përdoren për ta zgjuar fëmijën tuaj në mëngjes ose për t’ia rikujtuar kohën e kthimit në shtëpi.
Zona e sigurisë ValaKids do t’iu njoftojë sa herë që fëmija juaj del apo hyn në një zonë specifike e cila nuk është pjesë e “zonës së sigurisë” të përcaktuar nga ju.
Limiti i shpejtësisë ValaKids do t’iu njoftojë nëse fëmija juaj fillon të lëvizë më shpejt se shpejtësia që ju keni përcaktuar në aplikacionin MyKi Watch.


ME KONTRATË Çmimi për muaj Këste Çmimi Total
Kontratë 1 vjeçare 11.74 € 12 140.88 €
Kontratë 2 vjeçare 8.20 € 24 196.80 €
Në këto pako përfshihen:
• Ora e mençur (pajisja, kablloja për mbushje, doracaku)
• Një sim kartelë postpaid
• Pakoja mujore prej 200 Min në Vala, 200 SMS dhe 500 MB internet
• Aplikacioni për monitorim dhe komunikim
• Garancia 1 vjeçare

MyKi

Shkarkoni aplikacionin për monitorim dhe komunikim