TK ulë dukshëm çmimet e telefonisë fikse!

Telekomi i Kosovës, pas një hulumtimi gjithëpërfshirës, duke respektuar  mundësitë dhe nevojat e konsumatorëve të vet lojal, ka parë nevojën dhe mundësinë që substancialisht të ulë tarifat thirrëse. drejt operatorëve të  tjerë, të telefonisë fikse dhe të asaj mobile! Kjo vlen për operatorët vendor dhe ndërkombëtarë!

Duke pasur për qëllim lehtësimin e komunikimit, dhe ngritjen e kualitetit të shërbimeve të veta, TiK, është kujdesur gjithashtu që të mos bëjë asnjë diskriminim në mes të operatorëve!

Me këtë vendim, të gjitha thirrjet drejt operatorëve të tjerë vendorë (IPKO, ZMobile, D3, etj) do të llogariten me tarifa të njëjta sikurse që llogaritën thirrjet drejt operatorit mobil Vala, dhe kjo do të thotë se se vendimi nënkupton një ulje të këtyre çmimeve, për rreth 44%. Kjo nënkupton gjithashtu se thirrjet të cilat deri me tani, psh drejt IPKO-s, kanë kushtuar 18.56 cent, tani do të kushtojnë vetëm 10.44 cent!

Me këtë vendim aplikohet një tarifë e njëjtë, për të gjithë, pa bërë dallim në mes operatorit publik dhe atyre privat.
Si lider në treg, dhe si operator publik i përgjegjshëm, Telekomi i Kosovës, është kujdesur për nevojën e rritur të konsumatorit të vet, individual dhe të biznesit, për thirrje ndërkombëtare.

Në këtë drejtim TiK, është kujdesur që të mundësojë thirrje edhe më kualitative ndërkombëtare, dhe ka zbritur tarifat thirrëse për 20% drejt të gjithë operatorëve te telefonisë fikse dhe mobile në të gjitha zonat tarifore ndërkombëtare.


Zbritjet e tarifave mund të shihen më mirë nga tabela e mëposhtme:

Përshkrimi

Peak                   (08:00 deri 22:00)

Off peak                                 (22:00 deri 08:00)

Tarifat e mëposhtme janë pa TVSH

Thirrjet brenda rrjetit (On Net)

0.0100  EUR

0.0100 EUR

Thirrjet drejt rrjeteve tjera fikse (Off Net)

0.0510 EUR

0.0255 EUR

Thirrjet drejt rrjeteve mobil Vala, ZMobile, Ipko

0.0900 EUR

0.0900 EUR

Ofrimi i Qasjes (Tarifa mujore e mirëmbajtjes)

3.4300 EUR/mujore

Zona I fiks

0.2080 EUR

0.1040 EUR

Zona I Mobil

0.3280 EUR

0.2240 EUR

Zona II fiks

0.2560 EUR

0.1280 EUR

Zona II Mobil

0.3760 EUR

0.2480 EUR

Zona III fiks

0.3040 EUR

0.1520 EUR

Zona III Mobil

0.4240 EUR

0.2800 EUR

Zona IV fiks

0.5600 EUR

0.2800 EUR

Zona IV Mobil

0.6800 EUR

0.4000 EUR

Zona V fiks

0.6560 EUR

0.3280 EUR

Zona V Mobil

0.7760 EUR

0.4480 EUR

Zona VI Satelit

4.0000 EUR

4.0000 EUR

 

TË REKOMANDUARA

Pakot e internetit TiKon

Pakot e internetit e TiKon

4X shpejtësi më e madhe e internetit

Telekomi i Kosovës ka avancuar rritjen e shpejtësisë dhe cilësisë së internetit.