Me kodin e ri, Pakot e reja PrePaid

Telekomi i Kosovës lanson dy produkte të reja për të gjithë konsumatorët Pre Paid menjëherë pas thirrjes së parë me kod të ri shtetëror 383.

Liria në komunikim dhe atraktiviteti karakterizojnë këto dy produkte, ku përveç minutave, SMS-ve dhe internetit brenda Kosovës në çdo operator, konsumatorët do të përfitojnë brenda kësaj pakoje edhe minuta dhe internet për thirrje ndërkombëtare.

Pakoja M 9.99 EUR përmban 200 minuta trafik (thirrje – minuta) VALA - VALA dhe me të gjithë operatorët vendorë, 1GB internet, 300 SMS kombëtarë, 10 minuta drejt Gjermanisë, Francës, Zvicrës, Austrisë, etj., si dhe 100 MB internet ndërkombëtar.

Pakoja S 4.99 EUR përmban 100 minuta trafik VALA - VALA dhe me të gjithë operatorët vendorë, 0.5GB internet, 100 SMS kombëtarë.

Vlefshmëria e këtyre dy pakove është 28 ditë dhe pas shpenzimit të tyre, konsumatorët do të kenë mundësi të riblejnë dhe modifikojnë pakon sipas nevojave të tyre.

Mënyra e aktivizimit me SMS përmes 50555 me tekst: Pako S ose Pako M
Mënyra e aktivizimit për USSD: *151# dhe zgjedh njërën prej pakove

Regjioni përfshinë:
VIP MKD, T-Mobile MKD, Vodafone AL, T-Mobile AL, PLUS AL, Vodafone TUR, Mobitel EAD BG, PROMONTE MNT, M-TEL MNT