Pako Javore

Pakoja javore është produkt i operatorit publik mobil VALA, i cili e ofron këtë pako të zërit vetëm për konsumatorët e vet me parapagim (Prepaid).

Me kete pako konsumatorët me parapagim të VALA, kanë mundësi që vetëm për 3 euro të realizojnë thirrje në kohëzgjatje prej 60 minutash, brenda rrjetit VALA - drejt telefonave fiks të Telekomit të Kosovës në çdo kohë, ndërkohë, që deri më tash me 3 euro konsumatorët kanë mundur të flasin 30 minuta.

Me këtë produkt, operatori VALA u mundëson konsumatorëve të vet, të përfitojnë dyfishin e minutave.

Pakoja javore, do të ketë afatin e vlefshmërisë një (1 ) javë nga dita e blerjes, ndërkohë, thirrjet brenda rrjetit VALA do të tarifohen për minutë (60 sekonda), ndërsa në rrjetin fiks për çdo minutë bisede nga pakoja do të shpenzohen 2 minuta.

Aktivizimi dhe blerja e pakos, bëhet nëpërmjet thirrjes në numrin 161 dhe pasi konsumatori të ketë dëgjuar udhëzimet, duhet zgjedhur:

a.Shtypni 7 për të blerë pako
b.Shtypni 1 për të blerë pakon e zërit.
c. Shtypni 1 për të konfirmuar blerjen e pakos apo 2 për ta anuluar.

Ndërsa, për të shikuar gjendjen në llogarinë e tyre, respektivisht shfrytëzueshmërinë e minutave në këtë pako, konsumatorët duhen të veprojnë siç vijon: shtyp  *101#.

 

 

 

TË REKOMANDUARA

Pakot e internetit

Vala ofron pakot të internetit 3G/4G për klientët me parapagim me kapacitet 1GB, 2GB, 3GB dhe 5GB.