Lansohet produkti “Mobile Broadband”

Duke filluar nga sot, Telekomi i Kosovës lanson produktin më të ri “Mobile Broadband” internet i shpejtë përmes pajisjeve tuaja mobile si: telefon i mençur, laptop, tablet, etj.

Përmes ofertës “Mobile Broadband” do të shfrytëzohet vetëm interneti bazuar në teknologjitë e avancuara të implementuara nga Vala si: 3G, 4G/LTE apo WiFi super i shpejtë.

Kjo ofertë do të mund të shfrytëzohet nga të gjithë konsumatorët e Vala të cilët do të nënshkruajnë kontratë dhe përzgjedhin opsionin më të favorshëm për ta:

Oferta 5GB Internet
Aktivizimi për 1 muaj, kushton 9,95 Euro dhe përfitoni 5GB Free Wifi

Oferta 11GB Internet
Aktivizimi për 1 muaj, kushton 19,95 Euro dhe përftoni 11GB Free Wifi

Oferta 20GB Internet
Aktivizimi për 1 muaj, kushton 31,95 Euro dhe përfitoni Wifi Free pa kufizim.

Pas tejkalimit të kapacitetit vazhdohet me kalkulim në bllok për GigaByte për çdo tejkalim nga plani baze. Çdo bllok nga 1GB ekstra do të tarifohet me çmim 1.50 Euro.

“Duke marrë përbazë kërkesat e klientëve tanë që të kenë internet në Kosovë, nga sot e bëjmë të mundur që konsumatorët tanë përmes abonimit në shërbimin mobile broadband të kenë mundësinë e të pasurit internet të shpejtë në çdo pajisje të tyre. Kjo mundësohet nga investimet e bëra në teknologji të avancuara nga Telekomi i Kosovës”, theksoi Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa.

Të gjithë konsumatorët e interesuar për këtë shërbim, mund të vizitojnë njërën nga pikat më të afërta të shitjes të Telekomit të Kosovës (Vala).