Familja dhe Miqtë

Biseda në grup: 4 centë/minutë, 24 orë, 7 ditë në javë.

SMS në grup: 2 centë/SMS.

Konfigurimi i produktit Familja dhe Miqtë.

Operatori publik mobil Vala, njofton konsumatorët e vet se konfigurimin e produktit Familja dhe Miqtë mund ta bëjnë përmes numrit 169.
Ky aplikacion ofron një mundësi më efikase për konsumatorët e Valës, duke ju lehtësuar atyre konfigurimin e produktit Familja dhe Miqtë.

Nëpërmjet kësaj, procedohen kërkesat e konsumatorëve pas verifikimit të përmbajtjes dhe formatit të tyre.

Në mënyrë që konsumatorët ta shfrytëzojnë këtë produkt, ata duhet që të regjistrojnë së paku një (1) dhe më së shumti pesë (5) numra të telefonave të rrjetit të Valës dhe Telekomit te Kosovës.

Ky aplikacion gjithashtu ofron mundësinë e modifikimit, zëvendësimit dhe fshirjes së numrave nga lista. Regjistrimi i numrave të rinj në listën Familja dhe Miqtë është pa pagesë, ndërsa ndryshimi apo fshirja e një numri nga lista tarifohet 0.50 Euro.

Familja dhe Miqtë Premium

• Shërbimi Familja dhe Miqtë Premium u mundëson klientëve të kominikojnë me familjen dhe miqtë e tyre me vetëm 1 cent/min. Për të aktivizuar pakon duhet të dërgohet SMS në numrin 50555 me tekst Premium. Aktivizimet e ardhshme janë automatike. Aktivizimi i shërbimit (dërgimi i SMS-it në 50555) është pa pagesë, ndërsa produkti kushton vetëm 2.00 Euro/muaj. Ky produkt u mundëson klientëve të bisedojnë pa limit me tarifë 0.01 Euro për 30 ditë me 12 numra tjerë te Vala apo Telekomit.

Menaxhimi i listës Familja dhe Miqtë
• Lista Familja dhe Miqtë mund të administrohet duke thirrur në numrin 169 dhe duke ndjekur instruksionet. Shtimi i numrave të ri në listën familja dhe miqtë është pa pagesë, ndryshimi i ndonjë numri kushton 0.50 Euro.


Pyetjet e shpeshta nga konsumatorët

Kush mund ta ketë produktin Premium Familja Dhe Miqtë?
• Produktin Premium Familja Dhe Miqtë mund ta kenë te gjithë klientët PrePaid te cilët nuk janë pjesë e ValaIn apo ndonjë kompanie, pra te gjithë ata klientë të cilët janë pjesë e ndonjë CUG-u nuk kanë të drejtë ta kenë ketë produkt. Edhe klientët e PostPaid nuk e kanë të drejtën ta kenë këtë produkt.

Sa është afati i produktit?
• Premium F&M ka afat 30 ditë nga momenti i blerjes.

Ç`farë ndodh nëse blihet dy herë gabimisht produkti?
• Produkti nuk mund të blihet më shumë se një herë brenda muajit, si dhe aktivizimi i ardhshëm është automatik.

Ç`farë pas 30 ditësh?
• Pas skadimit të afatit të shërbimit riaktivizimi bëhet në mënyrë automatike (kushton 2 Euro).

Ndryshimi dhe shtimi i numrave ne listën Premium Familja dhe Miqte?
• Shtimi i numrave në listë është pa pagesë, ndërsa ndryshimet (ndërrimi i numrit) kanë kosto 0.50 euro/numër.

Si te bëjmë deaktivizimin e produktit nëse nuk dëshirojmë ta kemi më?
• Deaktivizimi bëhet duke dërguar SMS ne 50555 me tekst Premium minus dhe klienti do ta ketë aktiv shërbimin deri në fund të periudhës aktive, mirëpo nuk do bëhet riaktivizimi automatik. Pas deaktivizimit, për të mundësuar riaktivizimin e pakos klienti duhet të dergojë SMS me tekst Premium në numrin 50555. Në rast se bëhet riaktivizim gjatë periudhës sa produkti është aktiv, atyre nuk do t’ju kreditohet llogaria në atë moment, por në momentin e riaktivizimit të shërbimit pas skadimit të afatit (30 ditorë).

Si tariforen SMS-ët drejt numrave ne listën F&M?
• Për konsumatorët e produktit Premium Familja dhe Miqtë, SMS-ët drejt anëtareve Familja dhe Miqtë do kenë kosto 2 cent/SMS.

Numrat Fiks?
• Numrat Fiks duhet të jenë patjetër numra të Telekomit te Kosovës për të qenë pjesë e listës Familja dhe Miqtë.

Verifikimi i gjendjes?
• Afati i shërbimit mund të verifikohet duke derguar SMS me tekst Premium status në numrin 50555.

Familja dhe Miqtë Free24

Ky shërbim ju mundëson konsumatorëve PrePaid që brenda 24 orëve te komunikojnë pa limit me 12 anëtarë te listës “FnF”.

Shërbimi kushton 0.50 Euro dhe mund të aktivizohet duke dërguar SMS në numrin 50555 me përmbajtje numrin: “24”  dhe pas pranimit te konfirmimit për aktivizim konsumatorët mund ta përdorin atë për 24 orë.
 
Për të ditur gjendjen e shërbimit duhet te dërgohet SMS në numrin 50555 me përmbajtje: “24 status” dhe konsumatorët njoftohen për kohën e skadimit të afatit të shërbimit (24 orë).

 

 

 

TË REKOMANDUARA

Internet 2GB

Vala ofron shërbimin promocional mujor të internetit 3g për klientët me parapagim me kapacitet 2GB.