Internet me Vala në Roaming nëpër Botë, duke filluar me 1.99 Euro në ditë.

Ofertat e Vala janë të ndara në 3 zona.

Zona A përfshin regjionin me operatorët e përzgjedhur në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, Turqi dhe Bullgari. Ofertat fillojnë nga 1.99 Euro për 60 MB internet për 1 ditë shfrytëzimi. Ofertat tjera janë për periudhë 4 dhe 10 ditore. Vlen të theksohet se dërgimi i SMS kushton vetëm 0.10 Euro ndërsa bërja dhe pranimi i telefonatave për një minutë kushton vetëm 0.40 Euro. Oferta vlenë vetëm për destinacionet Vala dhe rrjetin e vizituar.

Zona B përfshin operatorët e përzgjedhur në Evropë si Austri, Francë, Kroaci, Slloveni, e vende tjera. Ofertat fillojnë nga 2.99 Euro për 60 MB internet për 1 ditë shfrytëzimi. Ofertat tjera janë për periudhë 4 dhe 10 ditore. Vlen të theksohet se dërgimi i SMS kushton vetëm 0.10 Euro ndërsa bërja dhe pranimi i telefonatave për një minutë kushton vetëm 0.40 Euro. Oferta vlenë vetëm për destinacionet Vala dhe rrjetin e vizituar.

Zona C përfshin operatorët e përzgjedhur në Evropë dhe Amerikë. Ofertat fillojnë nga 5.99 Euro për 30 MB internet për 1 ditë shfrytëzimi. Ofertat tjera janë për periudhë 4 dhe 10 ditore.