Njoftim për faljen e borxheve

Telekomi i Kosovës sh.a. njofton të gjithë konsumatorët e vet të telefonisë fikse dhe mobile, se duke filluar nga muaji nëntor 2015, do të fillojë me pranimin dhe menaxhimin e kërkesave te tyre per faljen e borxheve, duke zbatuar Ligjin për Faljen e Borxheve Publike


Telekomi i Kosovës sh.a., i ka identifikuar të gjithë konsumatorët që kanë borxhe të pashlyera për shërbimet e telefonisë fikse dhe mobile, të cilët mund të përfitojnë nga falja e borxheve për periudhën deri më 31 dhjetor 2008.


Nga falja e borxheve për shërbimet e telefonisë fikse dhe mobile për periudhën kohore deri më 31 dhjetor 2008, ashtu siç e përcakton Ligji, do të përfitojnë të gjithë konsumatorët e Telekomit te Kosovës, te cilët kanë obligime të pashlyera ndaj kësaj kompanie, me kusht që:


- Të kryejnë pagesën e plotë të obligimeve për periudhën nga 01 janar 2009 deri me 31 dhjetor 2014, atëherë personat e këtillë, përveç faljes së tërësishme të borxhit për periudhën deri më 31 dhjetor 2008, do të përfitojnë edhe me faljen e gjobave, ndëshkimeve, interesit dhe çdo obligim tjetër që rrjedh nga mos pagesa me kohë e kryegjësë së borxhit për periudhën 01 janar 2009 deri me 31 dhjetor 2014, ose;

- Të lidhin marrëveshje me Institucionin Shtetëror apo Ndërmarrjen Publike për pagesën e borxheve me këste për periudhën 01 janar 2009 deri me 31 dhjetor 2014. Në rastin kur arrihet marrëveshja sipas nën-paragrafit 1.2 të këtij neni, atëherë personat e këtillë, përveç faljes së tërësishme të borxhit për periudhën deri më 31 dhjetor 2008, do të përfitojnë edhe faljen e ndëshkimeve për periudhën 01 janar 2009 deri më 31 dhjetor 2014. Pagesa e borxhit sipas këtij paragrafi duhet te kryhet:

- Brenda afatit prej dy (2) vitesh, për personat juridikë, nga data e lidhjes së
marrëveshjes, dhe;

- Brenda afatit prej tri (3) vitesh, nga personat fizikë, nga data e lidhjes së marrëveshjes.


Pagesat për shërbimet e telefonisë fikse dhe mobile për periudhën 1 janar 2009 deri më 31 dhjetor 2014, mund të bëhen brenda një viti nga data e hyrjes në fuqi e Ligjit për Faljen e Borxheve Publike, deri më 2 shtator 2016.
Konsumatorë të nderuar,


Ju që do të përfitoni nga falja e borxheve të shërbimeve të telefonisë fikse dhe mobile për periudhën deri më 31 dhjetor 2008, nëse lidhni marrëveshje me Telekomin e Kosovës sh.a. për ri-programimin e borxhit dhe nuk i përmbaheni në përpikëri kësaj marrëveshje, atëherë ne obligohemi që t’ju vendosim sërish në listën e borxheve, duke iu bërë obligues për të gjitha borxhet deri më 31 dhjetor 2008, çdoherë duke u bazuar në Ligjin për Faljen e Borxheve Publike.


Ligji për Faljen e Borxheve Publike, ka paraparë faljen e borxheve publike ndaj ndermarrjeve publike, pra edhe te Telekomit te Kosovës sh.a. bashkë me përcaktimin e kritereve dhe procedurave për faljen e këtyre borxheve, që ashtu sikur personat fizik poashtu edhe ata juridik kanë deri më 31 dhjetor 2008.


Telekomi i Kosovës sh.a. sot publikon në webfaqen e saj www.kosovotelecom.com, listat e të gjithë konsumatorëve që do të jenë përfitues të faljes së borxheve për shërbimet e telefonisë fikse dhe mobile te Telekomit te Kosovës sh.a. deri më 31 dhjetor 2008, konform dispozites se nenit 4 te Ligjit per Faljen e Borxheve Publike, Nr.05/L-043.


Për shkak të Mbrojtjes së të Dhënave Personale të Konsumatorit, listat janë të përpiluara me numrin e konsumatorit/ame per secilin prej tyre veç e veç, duke përfshirë edhe shumen e borxhit deri me dt.31.12.2008, dhe, per periudhen nga 01.01.2009-31.12.2014.
Ftojmë të gjithë përfituesit nga falja e borxheve të shërbimeve të telefonisë fikse dhe mobile te Telekomit te Kosovës sh.a. qe duke filluar nga muaji nëntor 2015, të vijnë me kërkesat e tyre në Telekomin e Kosovës sh.a, ne këto pika shitëse:

Qyteti
Adresa
Nr Kontaktit
Prishtine
Pr Dardania, rr Dardania, p.n Ndertesa kryesore
038554488, 038544181, 038544021, 038543303
Pr Qafa, rr. UCK
038555112
Qendra e Biznesit Bulevardi Nena Tereze
038220012
Prizren
rr. Pushka Tares nr 357
029225044
029242151
Gjakovë
Rruga e UÇK-së
0390330105
0390329979
Peje
Rruga Mbretresha Teut
039432090
039432300
Mitrovice
Rruga Arta
028538988
028538100
Ferizaj
rr Dëshmorët Kombit
0290329666
0290329100
Gjilan
rr. Adem Jashari
0280324858
0280325200


Emri i dokumentit Download
Borgjet e falura nga Telekomi i Kosoves Sh.A. PDF
LIGJI Nr- 05 L-043 PËR FALJEN E BORXHEVE PUBLIKE 002 PDF
Regjistri i parapaguesve te telefonisë mobile & fikse të cilët mund të përfitojnë nga falja e borxheve PDF
Regjistri i parapaguesve të telefonisë mobile & fikse të cilët përfitojnë faljen e borxhit me automatizëm prej 0-100.00 € PDF
Telefonia Mobile & Fikse Borxhi 2009-2014 PDF
Udhezim Administrativ QRK - Nr 042015 per procedurat e faljes se borxheve publike PDF