Kushtet e Përgjithshme

1.1 Kushtet e Përgjithshme për pjesëmarrje në lojën shpërblyese për abonentët/klientët e  Telekomit të Kosovës - përfshijnë të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë për  lojen e organizuar nga "Telekomi i Kosovës" (TK) për një periudhë të caktuar kohore.

1.2 Kushtet janë të publikuara në faqen zyrtare te TK’s  www.kosovotelecom.com.

Afati i organizimit/përzgjedhjes së fituesve të lojës shpërblyese/premia

2.1 Loja shpërblyese do të fillon me 27 Nëntor 2017 dhe përfundon me 08 Mars 2018. Premitë kryesore janë tri banesa.

2.2 Në qytetin/vendin ku është bërë mbushja elektronike në atë vend do ti takojë fituesit banesa.

Pjesëmarrja

3.1 Të drejtë pjesëmarrje kanë të gjithë përdoruesit e telefonisë mobile Vala që kanë në përdorim numra me status pre paid dhe që mbushjen e realizojnë vetëm përmës formës elektronike duke mbushur llogarinë e tyre me vlerë jo më të vogël se 3 euro.

3.2  Ne rastet kur një numër është fitues i cilitdo shpërblim dhe që është pjese e një biznesi, përkatësisht shfrytëzues i tarifës prepaid, shpërblimi i takon përdoruesit/shfrytëzuesit të numrit.

3.3. Në momentin e kreditimit me mbushje elektronike prej 3 Euro ose më shumë, konsumatori brenda 24 orëve pranon një SMS i cili përmban një kod dhe që automatikisht e bën pjesëmarrës të lojës. Sa herë që realizon mbushje elektronike , aq kode do të pranojë dhe aq mundësi do të ketë për të fituar shpërblime.

3.4. Punonjësit e Telekomit të Kosovës, Postës së Kosovës dhe të Paykos nuk kanë të drejtë pjesëmarrje në lojën shpërblyese. Në rast se fitues është ndonjë numër që i takon institucioneve të cekura i njejti shpërblim shtohet javen e ardhshme për klientët tjerë potencial.

Organizimi

4.1 Përzgjedhja e fituesve do të bëhet në mënyrë manuale (përveç bonus mbushjeve elektronike, dhe internet te cilët caktohen përmes sistemit automatik). Numrat e të gjithë pjesëmarrësve së bashku me kodet përkatëse do të shtypen në letra të vogla dhe vendosen në kutin e paraparë për lojë shpërblyese në Qendrën e Biznesit Vala (QBV) e cila monitorohet me kamera 24 orë 7 ditë në javë . Përzgjedhja e fituesit do të bëhet në QBV dhe drejtpërdrejtë në facebook.

4.2 Komisioni për tërheqjen e shpërblimeve do të jetë në përbërje prej 3 anëtarëve, 2 anëtarë të përzgjedhur nga TK si dhe një  përfaqësues i ATK në cilësinë e kryetarit të Komisionit.

4.3 TK rezervon te drejtën e ndryshimit te datave në afat prej 3 ditësh para tërheqjes së shpërblimeve.

4.4 Fituesit do të informohen përmes SMS për çmimin e fituar jo më vonë se 1 javë pasi ata të jenë përzgjedhur nga komisioni.

4.5 Fituesit mund të bëjnë tërheqjen e shpërblimeve në lokacionin që përcaktohet nga TK. Përdoruesi ka për obligim qe të këtë me vete dokumentin identifikues (letërnjoftim/pasaportë) dhe numrin e telefonit mobil, që dëshmon qe është numri fitues dhe vetëm pas konfirmimit mund ta tërheq shpërblimin.

Shpërblimet

Shpërblimet specifikohen çdo javë drejtëpërdrejtë dhe lista e shpërblimeve me të gjitha detajet publikohet në web faqe www.kosovotelecom.com

Detyrimet e klientit

6.1  Duke marrë pjesë në lojën shpërblyese, çdo pjesëmarrës i jep pëlqim TK për të dërguar SMS njoftues në lidhje me lojen, të lejojë fotografimin dhe incizimin e tyre për nevoja të kompanisë, pa kufizim për lojen e caktuar shpërblyese, pa kompensim dhe pa aprovim nga klienti fitues.

6.2 Klienti pajtohet :

6.2.1 Të merret në pyetje ose intervistohet filmohet dhe/ose të fotografohet dhe të jetë i gatshëm për intervistim, xhirim, fotografim për lojën përkatëse shpërblyese.

6.2.2  Klienti lejonë TK-n të kontaktojë pjesëmarrësit , (telefon, email, individualisht) me qëllim për të kërkuar informata shtesë nga pjesëmarrësit në lidhje me pjesëmarrjen e tyre ose për ndonjë qëllim tjetër që lidhet me lojën shpërblyese. Klienti garanton se pjesëmarrja e tij në lojë shpërblyese , nuk cenon ndonjë të drejtë të veten/subjektit/ apo i një pale të tretë, duke përfshirë, të drejtat me të gjitha ligjet aktuale në fuqi në territorin e Kosovës.

Afati i tërheqjes së shpërblimit

7.1 Fituesi i shpërblimit ka për obligim që ta tërheq shpërblimin jo më larg se 30 (tridhjetë) ditë nga dita e shpalljes dërgimi të SMS njoftues, në të kundërtën pas kalimit të  këtij afati, e humb të drejtën e marrjes së shpërblimit.

Bartja e të drejtave dhe detyrimeve

8.1 Përdoruesi nuk ka të drejtë të transferojë të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga kjo marrëveshje palëve të treta pa miratimin paraprak me shkrim nga TK.

8.2 TK rezervon të drejtën për të transferuar të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga kjo marrëveshje pasuesit ligjor të TK-s.

 

Përdorimi i të dhënave personale

TK do të ruajë informacionin personal të pjesëmarrësve në përputhje më Ligjin për Mbrojtjen e të dhënave Personale Nr. 03 / L0-172.

Kushtet e përfundimtare

10.1 TK rezervon te drejten per te mos shpërblyer pjesmarrësit nëse keqpërdorin apo ka dyshime në identitetin e fituesit sipas ligjeve në fuqi dhe atë deri në vendim të organit kompetent.

10.2 TK nuk do të jetë përgjegjëse për ngjarjet të cilat janë jashtë fuqisë së sajë të kontrollit-fuqisë madhore kuptimi i së cilës përcaktohet sipas ligjeve në fuqi në Republikën e Kosovës që nënkupton eksplicit edhe rastet e mungesës së energjisë elektrike apo pengesave të tjera teknike dhe të cilat përkohësisht mund të parandalojnë përdorimin e shërbimit ose aplikacionit për këtë lojë shpërblyese.

MBUSHE LLOGARINË ME MBUSHJE ELEKTRONIKE NË MBI 2500 PIKA TË SHITJES NË TËRË KOSOVËN DHE BËHU PJESË E LOJËS SHPËRBLYESE

Shpërblimet

FITONI ÇDO JAVË NJË NGA MIJËRA SHPËRBLIMET QË OFRON VALA, SI DHE PREMIA KRYESORE, 3 BANESA!

Oraret e Shpërblimeve

Java e tërheqjes

Data

Shpërblimet që do të tërhiqen

Java 1

06/12/2017

Pushime Kapadokya
Televizora SMART
Llaptopa
Tableta te ndryshem
Telefona smart – Ultra
Telefona Smart – Medium
Telefona Smart – Standard
Internet 3, 4G - 1GB
Mbushje online - etop_up

Java 2

13/12/2017

Pushime Dubai - single
Televizora SMART
Tableta te ndryshem
Telefona smart – Ultra
Telefona Smart – Medium
Telefona Smart – Standard
Internet 3, 4G - 1GB
Mbushje online - etop_up

Java 3

20/12/2017

Pushime Kapadokya
Pushime/skijime (Bansko)
Televizora SMART
Tableta te ndryshem
Telefona smart – Ultra
Telefona Smart – Medium
Telefona Smart – Standard
Internet 3, 4G - 1GB
Mbushje online - etop_up

Java 4

27/12/2017

Pushime Kapadokya
Pushime/skijime (Bansko)
Televizora SMART
Llaptopa
Tableta te ndryshem
Telefona smart – Ultra
Telefona Smart – Medium
Telefona Smart – Standard
Internet 3, 4G - 1GB
Mbushje online - etop_up

Java 5

04/01/2018

Banesa
Pushime Dubai - single
Pushime Kapadokya
Pushime/skijime (Bansko)
Televizora SMART
Llaptopa
Tableta te ndryshem
Telefona smart – Ultra
Telefona Smart – Medium
Telefona Smart – Standard
Internet 3, 4G - 1GB
Mbushje online - etop_up

Java 6

10/01/2018

Pushime Kapadokya
Pushime/skijime (Bansko)
Televizora SMART
Tableta te ndryshem
Telefona Smart – Medium
Telefona Smart – Standard
Internet 3, 4G - 1GB
Mbushje online - etop_up

Java 7

17/01/2018

Pushime Kapadokya
Pushime/skijime (Bansko)
Televizora SMART
Llaptopa
Tableta te ndryshem
Telefona smart – Ultra
Telefona Smart – Standard
Internet 3, 4G - 1GB
Mbushje online - etop_up

Java 8

24/01/2018

Pushime Kapadokya
Pushime/skijime (Bansko)
Televizora SMART
Llaptopa
Tableta te ndryshem
Telefona Smart – Medium
Telefona Smart – Standard
Internet 3, 4G - 1GB
Mbushje online - etop_up

Java 9

31/01/2018

Pushime Kapadokya
Pushime/skijime (Bansko)
Televizora SMART
Llaptopa
Tableta te ndryshem
Telefona smart – Ultra
Telefona Smart – Medium
Telefona Smart – Standard
Internet 3, 4G - 1GB
Mbushje online - etop_up

Java 10

07/02/2018

Pushime Kapadokya
Pushime/skijime (Bansko)
Televizora SMART
Llaptopa
Tableta te ndryshem
Telefona smart – Ultra
Telefona Smart – Medium
Telefona Smart – Standard
Internet 3, 4G - 1GB
Mbushje online - etop_up

Java 11

14/02/2018

Pushime Dubai - single
Pushime Kapadokya
Pushime/skijime (Bansko)
Televizora SMART
Llaptopa
Tableta te ndryshem
Telefona smart – Ultra
Telefona Smart – Medium
Telefona Smart – Standard
Internet 3, 4G - 1GB
Mbushje online - etop_up

Java 12

21/02/2018

Banesa
Pushime Kapadokya
Pushime/skijime (Bansko)
Televizora SMART
Llaptopa
Tableta te ndryshem
Telefona smart – Ultra
Telefona Smart – Medium
Telefona Smart – Standard
Internet 3, 4G - 1GB
Mbushje online - etop_up

Java 13

28/02/2018

Pushime Kapadokya
Televizora SMART
Tableta te ndryshem
Telefona smart – Ultra
Telefona Smart – Standard
Internet 3, 4G - 1GB
Mbushje online - etop_up

Java 14

08/03/2018

Banesa
Pushime Dubai - single
Televizora SMART
Llaptopa
Tableta te ndryshem
Telefona smart – Ultra
Telefona Smart – Medium
Telefona Smart – Standard
Internet 3, 4G - 1GB
Mbushje online - etop_up